11:00 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Marcelo në verë i bashkohet Ronaldos

Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, Marcelo ka arritur një marrëveshje me Juventusin për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon në Torino, përpara sezonit 2019-20.

Braziliani njoftohet se ka rënë dakord me kushtet e Juventusi, në një marrëveshje katërvjeçare dhe të bashkohet me mikun e tij të vjetër Cristiano Ronaldo, pas pakënaqësive në Madrid.

Marcelo ka humbur vendin e titullarit ndaj lojtarit të akademisë Sergio Reguilon dhe poashtu nuk u ftua as nga Brazili së fundmi.

Dhe me sezonin e tij duke shkuar nga e keqja në më keq këtë javë, Marcelo duket se ka vendosur të shkojë në Juventus dhe ka rënë dakord të vendosë penën në një kontratë katërvjeçare me vlerë 12 milionë euro në sezon.

Marcelo u takua kohët e fundit me drejtorin e përgjithshëm të Madridit José Ángel Sánchez, për të shprehur shqetësimet e tij lidhur me mungesën e kohës së lojës dhe kërkoi të lejohej të largohej nga klubi në verë.

Juventusi ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje për Marcelo, miqësia e ngushtë e të cilit me Ronaldon duhet të qetësojë marrëveshjen për të marrë brazilianin në Torino. /IndeksOnline/