Arrihet marrëveshja për Emre Can
Lajmet e fundit që vijnë nga faqet e transfereve në futbollin evropian bëjnë të ditur se Emre Can përfundimisht ka vendosur të largohet nga Liverpooli.
Raportohet se sot është arritur një marrëveshje mes Juventusit dhe yllit turko-gjerman. Can do të bashkohet me Juven si transfer i lirë.
Di Marzio raporton se gjatë ditëve të ardhshme ylli gjerman do të iu nënshtrohet testeve mjekësore. Can pritet të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me kampionin e Italisë./Indeksonline/