75 Mall Live Search
12:59 / E Martë, 02 Qershor 2026 / S Z

Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurimit në UP

Pas grevës treorëshe të punëtorëve të sigurimit fizik në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është arritur marrëveshje ndërmjet Rektoratit të UP-së, kompanisë së sigurimit dhe Sindikatës.

Sipas njoftimit zyrtar nga pronarja e kompanisë, kërkesa e punëtorëve është realizuar dhe ata pritet t’i rikthehen punës në kampusin universitar.

“Falënderojmë të gjithë punëtorët për unitetin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Me arritjen e marrëveshjes, greva e paralajmëruar është ndërprerë.