23:56 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Reja vazhdon me Shqipërinë

Edy Reja do të vazhdojë të jetë në krye të Shqipërisë! Trajneri italian ka gjetur akordin me presidentin Armand Duka dhe do të vazhdojë me kombëtaren dhe për fushatën e radhës të UEFA Nations League, por dhe për eliminatoret e kampionatit botëror.

Presidenti Duka dhe trajneri italian pas një bisede të gjatë kanë gjetur akordin mes tyre dhe kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin.

Procesi Sportiv në “Facebook” shkruan se kontrata e re do të jetë 4-vjeçare.

Ai do të përfitojë rreth 1.2 milion euro për kontratën që e lidh me kuqezinjtë deri në vitin 2023.

Reja pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro në vit. Trajneri italian nuk ka hezituar dhe ka dhënë miratimin e tij për firmën e re.

Tekniku 74-vjeçar do të pensionohet me Shqipërinë dhe kombëtarja do të jetë sfida e tij e fundit madhore