15:11 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Arrin ambasadori amerikan në Kosovë

Ka arritur në Kosovë Jeff Hovenier, ambasadori i emëruar nga Shtetet e Bashkuara.

Atë e ka pritur tashmë ish i ngarkuari me punë i ambasadës, Nicholas J. Giacobbe.

Ceremonia e keredencializimit të Hovenierit do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Sot mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit. Vazhdoni të ndiqni Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, për përditësime mbi javët e para të ambasadorit Hovenier, duke përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër” ka shkruar Giacobbe në Twitter.