09:40 / E Premte, 20 Janar 2023 / mp

Arrijnë ndërkombëtarët në Prishtinë, pas pak takimi me Kurtin

Sapo ka arritur, delegacioni Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav MIroslav Lajçak me  këshiltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Indeksonline ka siguruar fotografit e arritjes së delegacionit në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ky delegacion ka ardhur me aeroplan të Qeverisë Gjermane “Bundesrepublik Deutschland”.

Ndryshe sot, kryeministri Albin Kurti pret për vizitë Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai po ashtu do të jetë nikoqir i tre këshilltarëve, atij për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Po ashtu, pjesë e vizitës është edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë në ora 10:00.