75 Mall Live Search
19:40 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / F.R

Arrin në 11 numri i të lënduarve nga aksidenti në Prilep të Deçanit

Ka arritur në 11 numri i personave që u lënduan si pasojë e aksidentit që ndodhi në fshatin Prilep të Deçanit.

11 të lënduarit tashmë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Kështu bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili shtoi se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rugova bëri të ditur se sipas mjekëve të lënduarit janë jashtë rrëzikut për jetë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/