22:27 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrin në 50 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Numri i personave të vdekur nga sulmi i djeshëm terrorist në Zelandë të Re, sot është rritur, duke arrit në 50.

Derisa, 50 të tjerë janë duke u trajtuar në spitale, si pasojë e lëndimeve trupore që kanë marr nga gjuajtjet e terroristit, transmeton Indeksonline.

Ngjarja e djeshme, u vlerësua si masakra më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori të Zelandës së Re.

Ndërkaq, Brenton Tarrant, 28 vjeçari që kreu sulmit, sot doli para gjykatës për t’u përgjigjur për veprën.

Megjithatë, ai tha se nuk i ka rënë pishman për ato që ka bërë, por se ndjehet keq që nuk ka mundur të vras më shumë njerëz. /Indeksonline/