21:49 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Arriti shifrën e 100 golave me Juventusin, Dybala i bën dhuratë vetës veturën 378 mijë euro

Futbollisti i Juventusit, Paulo Dybala do ta mbaj mend datën 12 maj të vitit 2021.

Në këtë datë, Dybala shënoi golin e 100-të me fanellën e Juventusit, transmeton Indeksonline.

27 vjeçari për këtë sukses, ka vendosur që t’i bëj një dhuratë vetës së tij.

Ai ka blerë një vetura të tipit ‘Lamborghini Aventador S Roadster’. Çmimi i kësaj veture është 378 mijë euro.

Dybala që 6 sezone është pjesë e Juventusit. Argjentinasi ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon./Indeksonline/

Image