23:00 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Arsenal arrin fitore si mysafir i Crystal Palace

Arsenali ka arritur fitore si mysafir i Crystal Palace me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të Premier Ligës.

Golat për Topçinjët i kanë shënuar Gabriel Martinelli dhe Marc Guehi me një autogoll, shkruan Indeksonline.

Pas përforcimeve në merkato dhe ndeshjeve pozitive parasezonale, Arsenali po vazhdon me formën e mirë edhe në kampionatin anglez.

Edhe pse Gabriel Jesus nuk arriti të shënoi sonte, shokët e tij u përkujdesen për fitoren e parë në Prememier Ligë.

Gabriel Martinelli, shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të, ku nga një harkim nga korneri, Zinchenko asistoi me kokë te braziliani, i cili e qoi topin në rrjet.

Ndërsa goli i cili ia siguroi fitoren Arsenalit erdhi në minutën e 85-të, ku harkimi i Bukayo Sakas, u devijua nga mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, i cili shënoi autogol./Indeksonline/