16:15 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Arsenal dhe Chelsea në “luftë” për lojtarin e Atalantas (Foto)

Dy klubet londineze kanë shpreh interesim të madh për lojtarin e Atalantas.

Skuadra e Chelseat dhe ajo e Arsenalit, janë të gatshëm të “luftojnë” njëra me tjetrën në mënyrë që ta sjellin në skuadër lojtarin, Bryan Cristante.

23-vjeçari po kalon në formë tejet të mirë me klubin italian, prandaj ka rënë në sytë e gjigantëve europian.

Mesfushori është i huazuar nga Benfica, kurse te Atalanta ka bërë afro 45 paraqitje duke shënuar 12 gola./IndeksOnline/