19:37 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arsenal me ofertë për mbrojtësin e Juventusit

Gjigantët e Premier League, raportohet se kanë bërë një ofertë për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani dhe gjithashtu ende janë të interesuar për transferimin e Sami Khedira.

Arsenali ka trasnferuar Nicolas Pepe nga Lille dhe  Dani Ceballos në huazim nga Real Madridi.

Tuttosport raporton sot se Arsenali po kërkon një mbrojtës dhe ka bërë një ofertë për të trasnferuar Ruganin.

Ndërsa Juventusi nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin pasi Maurizio Sarrit i pëlqen Rugani që kur luante në Empoli.

Afati i transferimeve përfundon javën tjetër dhe Arsenali duhet të nxitojë për transferimin e një mbrojtësi./Indeksonlne/.