75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 19 Maj 2026 / Gj Sh

Arsenal reagon pasi u shpall kampion i Anglisë

Skuadra e Arsenalit ka reaguar pasi u shpall kampion i ri i Anglisë.

“Topçinjët” po festojnë titullin e 14-të dhe të parin pas plot 22 viteve, shkruan IndeksOnline.

Pas barazimit të Manchester Cityt 1-1 me Bournemouth, arsenali ka postuar posterin e kampionit në faqen zyrtare.

”Arsenali. Kampionët tuaj të Premier League.”, shkruhet në postim.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit, Arsenali ka 82 pikë, katër më shumë se Manchester City, duke siguruar matematikisht titullin e kampionit./IndeksOnline/