23:43 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arsenali 20 ndeshej pa humbje, Mustafi iu kundërpërgjigjet kritikëve

Ndeshja e sotme Arsenal-Manchester United ka përfunduar me rezultat të barabartë.

2:2 ishte rezultati final i kësaj ndeshje, ku goli i parë u shënua pikërisht nga kosovari, Shkodran Mustafi.

Por pas përfundimit të kësaj ndeshje, Mustafi nuk ka hezituar të tregojë gëzimin që përjetoi, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një fotografi në Instagram, Mustafi ka thënë se “të tjerët thonin se Arsenali asnjëherë nuk mund të shkojë tutje me 20 lojë të pamposhtura”.

”Katër pikë për ne nga këto dy ndeshje te fundit janë të rëndësishme. I marrim këto dhe vazhdojmë tutje..sm20”, ka shkruar tutje Mustafi.

Ndryshe ndeshja e radhës për Arsenalin është të shtunën kundër Huddersfield. /IndeksOnline/