12:11 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Arsenali afër super-marrëveshjes, do të fitoj miliona

Arsenali pritet të shtojë të ardhurat gjatë viteve të ardhshme dhe fanellat janë njëri nga burimet kryesore.

Skuadra nga Londra për momentin fiton 30 milionë euro nga kompania Puma dhe kontrata është afër përfundimit.

Pas kësaj skuadra do të mundohet që të nënshkruaj me kompaninë gjermane, Adidas.

Sipas mediave në Angli, Arsenali do të fitoj rreth 50 milionë euro në sezon nga sponsori i ri. /IndeksOnline/