12:42 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arsenali arrin marrëveshje gjigante, vetëm dy skuadra ia kalojnë

Arsenali ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Adidas si sponzor të mbathjeve sportive që nga sezoni i ardhshëm.

Gjiganti gjerman i veshjeve sportive do të marrë përsipër nga Puma marrëveshjen pesëvjeçare të së cilës përfundon në fund të sezonit, shkruan indeksonline.

“Arsenali dhe Adidas kanë rënë dakord për një partneritet të ri, që do të hyj në fuqi më 1 korrik 2019”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Sipas njoftimeve, thuhet se Arsenal do të përfitoj rreth 340 milionë euro (300 milionë funta) ose 68 milionë në vit dhe bëhet skuadra e tretë me më shumë përfitime pas Manchester United (80 milionë në vit me Adidas) dhe Barcelona (160 milionë me Nike). /IndeksOnline/

Temat: