Arsenali dhe Chelsea vazhdojnë me fitore (Video)
Chelsea ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Swanseas.
Golin e vetëm për blutë e shënoi Ruddiger në minutën e 55-të, shkruan indeksonline.
Në ndeshjen tjetër Arsenali ka shënuar fitore të thellë 5-0 në xhiron e 14-të të Premierligës kundër Huddersfield Town.
Golat për skuadrën e Wenger i shënuan, Lacazette, Giroud, Sanchez dhe Ozil.
Me këto fitore, Chelsea është në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Arsenali në të katërtin me një pikë më pakë. /IndeksOnline/