20:42 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / C E

Arsenali dhe PSV ndahen në “paqe”, Sevilla sigurt nuk e fiton Europa Leaguen

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit, PSV dhe Arsenal kanë ndarë pikët. Holandezët dhe anglezët barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Eindhoven.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Nketiah në minutën e 42-të.

Rezultatin e barazoi Vertessen në minutën e 50-të.

Ndeshja tjetër, ajo në mes të Lens dhe Sevillas përfunoi me rezultat 2-1.

Për vendasit shënoi Frankowski në minutën e 63-të dhe Fulgini në minutat shtesë, derisa për spanjollët Sergio Ramos në minutën e 79-të.

Me këtë rezultat, Arsenali dhe PSV kalojnë në fazën tjetër me 13 dhe 9 pikë, Lens do të luaj në Europa League me 8 pikë në vendin e tretë derisa Sevilla e fundit me 2 pikë përfundon garat evropiane për këtë sezon. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore