09:12 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Arsenali dhe Tottenham në garë për lojtarin e PSG-së

Dy klubet, Arsenal dhe Tottenham janë në garë për ta sjellë yllin e Paris Saint Germain në Londër.

Bëhet fjalë për Lucas Moura, i cili është në listën e transferimeve, transmeton IndeksOnline.

Për Lucasin ishte interesuar Manchester Unitedi, i cili ishte afër marrëveshjes, por pas blerjes së Sanchezit tërhoqi ofertën.

Për 25-vjeçarin, skuadra franceze kërkon plotë 35 milionë funta./IndeksOnline/