08:55 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / C E

Arsenali duhet të blejë, por fillimisht do t’i heqë qafe 3 lojtarë

Skuadra e Arsenalit mund të bëjë disa ndryshime gjatë këtyre ditëve, me mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Disa emra të mëdhenj janë lidhur me një lëvizje në klubin e Premier Leagues, përfshirë futbollistët e Lyonit, Houssem Aouarin dhe Thomas Parteyn.

Të paktën një nga ata lojtarë pritet të bëjë një kalim në Emirates, por menaxheri Mikel Arteta është i etur t’i heqë qafe disa nga lojtarët e tij që nuk i ka në plan.

Midis tyre Matteo Guendouzi, Lucas Torreira dhe Shkodran Mustafi, ndërsa Alexandre Lacazette, gjithashtu mund të largohet nëse nuk përmbushet çmimi i tij. /IndeksOnline/