11:06 / E Enjte, 18 Prill 2024 / G T

“Arsenali është klubi më i mirë në botë”, Declan Rice pas eliminimit: Jemi grup i ri i lojtarëve

Skuadra e Arsenalit u eliminua nga UEFA Champions League pasi u mposht minimalisht 1:0 nga Bayern Munich në çerekfinalen e dytë.

Declan Rice, mesfushori anglez pas ndeshjes ishte tejet i zhgënjyer me eliminimin, por i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, shkruan Indeksonline

Rice thotë se skuadra e tij është një nga më të mirat në botë.

“Ky është Arsenali, një nga klubet më të mëdha në botë. Normal që dhemb, jam i mërzitur – por ky është një grup i ri lojtarësh. S’kemi pse dorëzohemi, ndaj Wolves do të vjen reagimi ynë i madh”, u shpreh Rice pas ndeshjes ndaj Bayernit.

Kujtojmë që tani skuadra e Mikel Artetas është duke luftuar vetëm për titullin e Premier League./Indeksonline/