18:04 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arsenali gjen fitoren e parë, mposht me rikthim West Hamin

Arsenali ka shënuar fitoren e parë në Premierligë këtë sezon.Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur ta mund 3:1 West Ham United në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Premierligë.

Mysafirët e West Hamit kaluan të parët në epërsi kur Arnautovic në minutën e 25’ shënoi për 0-1.Nacho Monreal pesë minuta më vonë barazoi në 1:1. Epërsinë e parë Arsenal e arriti në minutën e 70′ kur Diop shënoi në portën e tij.Rezultatin përfundimtar e vendosi sulmuesi Danny Welbeck, që shënoi për 3:1 në minutën e 93′.