16:54 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Arsenali gjen zëvendësuesin e Wenger, trajnerin që ka fituar tre Champions (Foto)

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Arsene Wengër te Arsenali pas 22 vitesh qëndrim në Londër.

Drejtuesit e klubit po mendojnë të sjellin një trajner që do të munde të kishte suksese në Ligën e Kampionëve.

Carlo Anceloti është kandidati kryesor që i plotëson kushtet e Guners, pasi ka fituar tre Champions në karrierën e tij, dy me Milanin dhe një me Real Madrid.

Wenger gjatë karrierës së gjatë te Arsenali nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë, ku më së larti ka arritur në finale në vitin 2006, ku është mposhtur nga Barcelona. /IndeksOnline/