E jashtëzakonshme! Bosnja siguron kualifikimin tutje nga vendi i tretë
Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë qëndrimin në SHBA, për ndeshje të Kupës së Botës.
Rezultatet e fundit kanë bërë që Bosnia dhe Hercegovina të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Botës, nga pozita e tretë, shkruan Indeksonline
Boshnjakët kanë siguruar katër pikë në tri ndeshje të fazës së grupeve që mjaftuan për të kaluar tutje.
Një fitore ndaj Katarit dhe një barazim ndaj Kanadasë mjaftoi për Bosnjën që të luajë edhe në raundin eliminim direkt./Indeksonline/

