16:58 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Arsenali gjen zëvendësuesin e Xhakës, do ta blej që në janar

Arsenali po mendon për të ardhmen pas një sezoni aspak të mirë me rezultate të dobëta në Premierligë.

Mikel Arteta do të hedhet në sulm për tu përforcuar që në janar për të nxjerr diçka nga ky sezon, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga Londra do të bëj një ofertë për mesfushorin e Portos, Fabio Vieira.

Ky transferim pritet t’i kushtoj skuadrës hiq më pak se 27 milionë funta por është i domosdoshëm duke parë edhe problemet me Granit Xhakën.

Në anën tjerët Arteta ka njoftuar se mesfushori shqiptar e ka tejkaluar vijën e kuqe dhe nuk pritet t’i jap më shumë minuta. /IndeksOnline/