20:43 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / C E

Arsenali i jashtëzakonshëm, shënon fitoren e radhës

Arsenali ka vazhduar me formë të mirë, duke fituar me rezultat 1:4 ndaj Leeds, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Martinelli realizoi dy gola të shpejtë në minutat 16′ dhe 28, para se Bukayo Saka të shënonte të tretin në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, Leeds tregoi shenja jete, duke shënuar në minutën e 75-të. 

Ishte Raphinha që realizoi nga pika e bardhë.

Megjithatë, për të mos i lënë asgjë rastit, ishte Smith Rowe që shënoi për 1:4.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt.