15:29 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Arsenali i rikthehet fitoreve, e ”shkel” Crystal Palcae

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.

”Topçinjët” mposhtën në ”Emirates Stadium” skuadrën e Crystal Palace, me rezultat të thellë 5-0, shkruan IndeksOnline.

Gabriel hapi serin e golave në minutën e 11-të.

Në minutën e 37-tëDean Henderson shënoi autogol. Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.

Leandro Trossard shënoi golin e tretë në minutën e 59-të.

Dy golat e fundit i shënoi Gabriel Martinelli brenda dy minutave, 90+4 dhe 90+5.

Me këtë fitore Arsenali ngritet në vendin e tretë në tabelë me 43 pikë, aq sa ka edhe Manchester City dhe dy më pak se lideri i Premierligës, Liverpuli.

Në anën tjetër Crystal Palace renditet në vendin e 14-të me 21 pikë./IndeksOnline/