75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Arsenali interesohet për portierin shqiptar të Ajaxit, po shkëlqen në Holandë

Portieri Diant Ramaj është duke kaluar momente fantastike në Holandë, te skuadra e Ajaxit.

Me paraqitjet e tij, portieri shqiptar ka “rënë” në sytë e skuadrës së madhe angleze, Arsenal, shkruan Indeksonline

Lajmin për këtë interesim e ka bërë të ditur “Football Transfers” përmes rrjeteve.

Në 17 ndeshjet e para në Eredivisie, 22-vjeçar me Ajaxin mbajti portën e pa prekur 3 herë, kurse pranoi 26 gola.

Gjatë afatit të verës të vitit të kaluar, Ramaj u transferua në Ajax nga Eintracht Frankfurti për 5 milionë euro, aq është vlera e tij në sajtin “Transfermarkt”.

Kujtojmë që portieri shqiptar para vetës e ka një zgjedhje të vështirë, pasi ka ofertë nga Shqipëria dhe Kosova./Indeksonline/