22:55 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arsenali “luan” tenis me Bate-n (Video)

Skuadra e Arsenalit ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Klubi i Arsene Wenger mposhti 6 me 0 ekipin e BATE-s, shkruan IndeksOnline.

Golat për “topçinjtë” i realizuan: Debuchy 11’të, Walcott 37’të, Wilshere 43’të, Polyakov (autogol) 51’të, Giroud 64’të dhe Elneny 74’të.

Arsenali fazën e grupeve e mbylli në pozitën e parë me 13 pikë. Kualifikimin nga ky grup e siguroi edhe ekipi serb, Crvena Zvezda./IndeksOnline/