Arsenali marshon drejt fitores me dy gola ekspres ndaj Moldes

Skuadra e Arsenalit ka kaluar në epërsi në pjesën e dytë kundër Moldes, në ndeshjen e fazës së grupeve në Europa League.
Nicolas Pepe realizoi për londinezët në minutën e 50-të.
Vetëm 5 minuta më vonë, Reis Nelson shënoi golin e dytë për skuadrën e Mikel Artetas.
Arsenali në rast të fitores e siguron kualifikimin në rrethin eliminues, shkruan IndeksOnline.