14:22 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Arsenali me 10 futbollistë merr goditje të fortë nga Leicesteri

Skuadra e Arsenalit është në disavantazh kundër Leicesterit në ndeshjen e javës së 36-të që po zhvillohet në King Power Stadium.

Londinezët në pjesën e parë mbetën me 10 futbollistë, pasi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë Ainsley Maitlaind-Nails.

Skuadra e Unai Emery e pësoi edhe më keq pasi në minutën e 59-të realizoi Your Tielemans për Leicesterin.

Arsenali është duke kërkuar pjesëmarrje në Champions League por aktualisht është 1 pikë mbrapa Chelseat që ka vendin e 4-të me 67 pikë, plus luan me Manchester United sot nga ora 17:30. /Indeksonline/