20:58 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / C E

Arsenali merr tre pikë të arta, “ëndërron” Europa Ligën

Arsenali ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Norwichit.

Skuadra e drejtuar nga Arteta ka fituar me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premierligës.

Golat për Arsenalin i shënuan dy Aubameyang (33’ dhe 67”), Granit Xhaka 37’ dhe Soares 81’.

Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e shtatë me 46 pikë, gjashtë mëpak se Wolves dhe Manchester United. /IndeksOnline/