20:04 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Arsenali merr zemër pas fitores, kërkon futbollistin e Dortmundit

Pas fitores së rëndësishme të marrë kundër Chelseat në kampionat, Arsenal është kthyer të mendojë për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.

Nëse në verë objektivi i madh i Topçinjve ka qenë Houssem Aouar, talent i Lyonit, i ndjekur edhe nga Juventus, tani në shënjestrën e Artetas duket se ka përfunduar Julian Brandt, sipas The Athletic.

Gjermani nuk po arrin të gjejë shumë hapësira te Borussia Dortmund.

Ai mund të bashkohet me Arsenalin në afatin kalimtar të janarit në mënyrë që të shpëtoj sadopak kampionatin që nuk po i shkon aspak mirë deri më tani. /IndeksOnline/