23:08 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Arsenali mposht finalistin e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Chelsea në xhiron e 36-të në Premierligë.

Klubi ‘topçinjtë’ fitoi minimalisht 1 me 0 në ‘Stamford Bridge’, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Smith Rowe – pas një gabimi trashanik të Jorginhos.

Finalisti i UEFA Champions League tentoi disa herë ta barazonte rezultatin por nuk e arriti një gjë të tillë.

Chelsea mbetët në pozitën e katërt me 64 pikë, gjashtë më shumë se pozita e pestë, West Ham United (58). Kurse Arsenali pasi kësaj fitoreje ngritët në pozitën e tetë me 55 pikë./IndeksOnline/