19:29 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arsenali ndalet përsëri, barazimi i tretë radhazi

Forma e mirë e Arsenalit si duket është ndalur për një moment.

Londinezët kanë barazuar në ndeshjen e tretë radhazi në Premierligë pasi u ndalen me rezultat 1-1 nga Wolves.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ivan Cavaliero në minutën e 13-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Mkhitaryan katër minuta para funidt të ndeshjes për ta nxjerrë një pikë nga kjo ndeshje.

Me këtë barazim, Arsenali është në pozitëne  katërt me 23 pikë, katër më pak se Tottenham. /IndeksOnline/