18:55 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arsenali nuk gabon, shënon fitoren e katërt radhazi

Arsenali ka mposhtur Evertonin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Premierligës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse kishte disa raste për shënim, shkruan indeksonline.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Emery e nisi shumë mirë lojën.

Në minutën e 56-të, Lacazette shënoi një supergol për Arsenalin.

Tre minuta më vonë Aubameyang dyfishoi rezultatin për t’i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Arsenali është në pozitën e gjashtë me 12 pikë, gjashtë më pak se Liverpooli. /IndeksOnline/