21:25 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Arsenali përfiton nga gafa e vitit

Arsenali ka kaluar në epërsi kundër Watfordit pas një gabimi amatoreskt të portierit Ben Foster.

Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang ia bllokoi topin me këmbë derisa portieri po e degazhonte dhe topi përfundoi në rrjetë.

Vetëm 2 minuta më vonë Watfordi e pësoi edhe më keq pasi sulmuesi Troy Deeney u përjashtua me karton të kuq pasi goditi me bërryl mesfushorin Lucas Torreira. /Indeksonline/