19:28 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / C E

Arsenali shumë i dobët edhe ndaj Leeds, merr një barazim të “turpshëm”

Arsenali është ndalur nga Leeds në ndeshjen e xhiros së nëntë të Premierligës.

Topçinjtë barazuan pa gola në një ndeshje shumë të rëndësishme për renditjen në tabelë.

Në përgjithësi ndeshja u dominua totalisht nga Leeds, si nga posedimi ashtu edhe nga gjuajtjet në portë.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishte me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Pepe.

Pas këtij barazimi, Arsenali është në vendin e 11-të me 13 pikë derisa Leeds në vendin e 14-të me 1 pikë. /IndeksOnline/