09:57 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsenali synon goditjen e madhe, kërkon trajnerin që i ka hap probleme Barcës e Realit

Skuadra e Arsenal synon të marrë argjentinasin Diego Simeone në krye të skuadrës, pas shkarkimit 10 ditë më parë të trajnerit Unai Emery.

Aktualisht skuadra i është besuar Freddie Ljunberg, por ëndrra në sirtar e “topçinjve” është trajneri i Atletico Madrid.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, klubi londinez ka kontaktuar trajnerin argjentinas, që këtë sezon nuk po shkëlqen me skuadrën “colchoneros” në La Liga.

Ndaj, duket sikur Simeone është gati t’i thotë lamtumirë Atletico në fund të këtij sezoni.

Arsenal po kërkon një trajner me përvojë, më grintë dhe me influencë në skuadër dhe Diego Simeone konsiderohet si kandidati më i mirë. Argjentinasi ndodhet në stolin e Atletico që prej vitit 2011.