14:56 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Arsenalin e ka marrë pusi, ‘dhunohet’ nga dhelpërat

Arsenali është mposhtur 3-0 nga Leicester City në ndeshjen e javës së 36-të në Premier Ligë.

Londinezët kanë pësuar humbjen e 3-të rresht duke bërë një hap mbrapa në luftë për tu kualifikuar në Champions League.

Yuri Tielemans shënoi një gol dhe dy tjerë Jamie Vardy për t’ia fituar 3 pikë të reja ekipit të Brendan Rodgers që po synon pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Arsenali me këtë humbje mbetet në vendin e 5-të me 66 pikë, 1 më pak se Chelsea që është në vendin e 4-të. /Indeksonline/