18:42 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arsenalit nuk i bën punë as goli i Mustafit, ndalet nga skuadra “anonime”

Arsenali ka barazuar kundër skuadrës portugeze, Guimaraes me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Europa League.

Golin për anglezët e shënoi shqiptari Shkodran Mustafi në minutën e 81-të të ndeshjes.

Vendasit barazuan me anë të Duarte në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë barazim, Arsenali është në vendin e parë në grup me 10 pikë, Frankfurti është në vendin e dytë me 6 pikë, St. Liege me 3 pikë derisa Guimaraes është në fund me një pikë. /IndeksOnline/