09:14 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arsene Wenger do të dekorohet nga presidenti i Liberisë, George Weah

Presidenti i Liberisë, George Weah do ta dekorojë ish-trajnerin e futbollit, Arsene Wenger.

Presidenti Weah, i vetmi afrikan që është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në botë, ishte transferuar nga Wenger në vitin 1988 te Monaco.

Wenger, i cili u largua nga posti i trajnerit të Arsenalit në maj pas 22 viteve, i ka pëlqyer gjithnjë futbollistët afrikan, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i pensionuar nga futbolli në vitin 2003, u inkuadrua në politikë tani. Ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Wenger pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit të Liberisë, Monrovia, për ceremoninë dekorimit të premten, ka njoftuar Ministri i Informimit, Eugene Nagbe për BBC.

Ndryshe, Wenger do të nderohet me çmimin e Kalorësit të Komandantit të Madh të Shpëtimit të Afrikës, që është çmimi më i madh i mundshëm i këtij vendi./IndeksOnline/