10:12 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho është duke u shëndrruar në një ”Arsene Wenger”

Jose Mourinho është në rrezik që ta humbë reputacionin e tij në Manchester United, gjithnjë sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, Ian Wright.

Mourinho e filloi aventurën e tij në ”Old Trafford” duke triumfuar në Europa League për t’u rikthyer në Champions League.

Man Unitedi e përfundoi sezonin e kaluar pa tituj si dhe 19 pikë prapa rivalit, Man Cityt në Premier League, transmeton IndeksOnline.

Dhe Wright beson se Mourinho është duke e humbur reputacionin në ”Teatrin e Ëndërrave” duke u shëndrruar në një ”Arsene Wenger”.

”A është gjëja më pikëlluese kur e shikoni Man Unitedin nën urdhrat e Mourinhos? Aq sa e respektoj atë si trajner, nuk mund të shohë zgjidhje për të”, shkroi Wright në kolumnin e tij për The Sun.

”Ne të gjithë dimë për tri vitet e tij në Man United. Por, dëgjojeni atë duke folur, ai tashmë i ka pranuar rrethanat”.

”Në disa mënyra, duket se këto janë ditët e fundit të tij të njejta sikur me ato të Arsene Wenger”./IndeksOnline/

Man Utd News Wright