10:14 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Arsene Wenger: Që nga mbrëmë, yjet e futbollit do ta kenë ëndërr fanelën e Liverpoolit!

Trajneri francez, Arsene Wenger ka deklaruar se Liverpooli mbrëmë pasqyroi se si duhet të luhet për fanelë, e jo për para.

Ish-trajneri i Arsenalit e ka quajtur “Remontadan” e skuadrës angleze si një nga më të mëdhatë në historinë e futbollit.

Wenger e ka quajtur Kloppin maestro pasi që sipas tij secili trajner do të dorëzohej nga ai rezultat dhe me mungesë të disa lojtarëve kryesorë.

Për një televizion francez, Wenger ka thënë se që nga mbrëmë, të gjithë yjet e futbollit do ta ëndërrojnë fanelën e Liverpoolit.

“Klopp është maestro dhe këtë e ka dëshmuar mbrëmë. Ishte një nga netët më të çmendura që kam parë ndonjëherë.

Secili trajner do të vetëdorzëohej nga rezultati që kishin në përballjen e parë, sidomos nga mungesat që kishin në sfidën e dytë.

Por, lojtarët e Liverpoolit treguan se si duhet fanela, se si luhet për fanelë e jo për para. Që nga mbrëmë, yjet e futbollit do ta ëndërrojnë veshjen e asaj fanele” ka thënë Wenger./Indeksonline/