17:11 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arsim Thaqi flet pas humbjes nga Drenica, tregon fajtorin

Flamurtari është mposhtur në Prishtinë nga Drenica me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës.

Pas kësaj humbje ka folur edhe trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi i cili ka fajësuar mungesën e futbollistëve kryesorë.

“Normal që mungesat e bënë të vetën por Drenica ishte dominonte dhe mungesat bënë të vetën, por nuk do ta arsyetoj”, ka thënë trajneri.

“Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme me kthimin e lojtarëve do të luajmë më mirë për të përfunduar në pozitat e larta. Unë mendoj se deri tash jemi kon më lartë se objektivat. Presim që në ndeshjet e ardhshme të luajmë më mirë dhe të përfundojmë në pozitat e larta”, ka thënë Thaqi.

I pyetur se a do t’i zhvilloj Flamurtari edhe ndeshjet tjera në stadiumin “Fadil Vokrri”, trajneri është përgjigjur.

“Ne kemi bërë kërkesë që këtë ndeshje të zhvillojmë në këtë stadium por për ndeshjet tjera do të shohim, pasi ky stadium më shumë është për skuadra që kanë kualitet më të lartë”, ka përfunduar trajneri. /IndeksOnline/