18:28 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaqi i bindur se Flamurtari meritoi fitoren ndaj Gjilanit

Trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi ka reaguar pas barazimit me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.

Flamurtari dhe Gjilani ndanë pikët me një barazim, 1-1 në pasditën e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërsa, Thaqi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, duke thënë se skuadra prishtinase e meritoi më shumë fitoren.

“Jam i gëzuar për futbollistët të cilët dhanë maksimumin. Pas lojes me Prishtinën besoj se kjo ishte ndeshja më e bukur e kampionatit”.

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

”Krijuam mundësi në dy pjesët e lojës dhe patëm një mundësi të mirë në fraksionin e dytë që ta mbyllnim ndeshjen”, u shpreh Thaqi.

Gjithashtu, trajneri i Flamurtarit u ankua për kushtet e vështira infrastrukturore në stadiumin e Flamurtarit, duke thënë se nëse ndeshje do të zhvillohej diku tjetër, rezultati do të ishte më ndryshe.

”Kushtet e vështira për lojës, sidomos në pjesën e terenit që është para portës i pa mundësojnë sulmuesit që të ndjehet komod”.

”Sidoqoftë na mbetet që në ndeshjet tjera të tregohemi më efikas pranë portës”, përfundoi Thaqi./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor