Arsimi i brishtë, për fajin e komandantëve!
Gjendja në arsim vazhdon të jetë e brishtë në Kosovë. Të gjithë e kemi parë këtë gjendje, kemi qenë pjesë e saj, por askush nuk arriti ta ndryshoi deri më tani.
Ndikimi i komandantëve në arsimin kosovar ka qenë faktik që nga paslufta. Kanë qenë të shumta rastet kur në nivele të ndryshme ndikimi i tyre ka qenë evident, por që asnjëherë nuk doli dikush t’i luftoi pavarësisht pasojave negative që gjithmonë kanë sjellur.
Në shkollat fillore, fëmijët, të afërmit dhe nipat e tyre nuk kanë guxuar të ngelen, sigurisht për shkak të “forcës” që kishin. Në shkollat e mesme nuk është lënë gjë pa bërë.
Ndikimi i tyre në shkollat e mesme, sidomos në vitet e para të pasluftës ka qenë i pashmangshëm për faktin se dikush përbënte familjarë të një komandanti (çlirimtari). ‘Mosvet’ ka qenë dhe mbetet situata në nivelet e larta, fakultete. Në Kosovë më vështirë ishte të kryhej shkolla e mesme, se sa fakulteti.
Diploma të blera, të porositura, të falsifikuara, të siguruara me presion, dallavere, njoftsi, dhe mënyra të tjera të zeza kanë patur prapa të ashtuquajturit, komandantë. Privilegji i të qenit familjar apo dost i komandantëve ka kryer shumë punë në arsimin kosovar në të gjitha nivelet.
Studentët në fakultete të ndryshme janë regjistruar me një mesazh, apo thirrje telefonike të sojit, “të fala nga komandanti”. Sot, arsimi kosovar vuan pasojat e këtij ndikimi, ndikim që duket në zhdukje, por që mbetet vështirë i riparueshëm.