15:01 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arsimtari Agim Agushi do ta thyej rekordin botërorë, 2 km me top në kokë

Arsimtari i njohur nga Vitia, Agim Agushi, që ka thyer disa rekorde botërore me ecje me top në kokë, ka për qëllim që sërish të thyej një rekord të ri. Ai kësaj radhe pretendon që minimumi të ecë 2 kilometra për 60 minuta, transmeton IndeksOnline.

E për përgatitje në lidhje me këtë garë Agushi nesër do të mbaj një takim  dhe konferencë për medie me kryetari e komunës së Mitrovicës Agim Bahtirin, meqë kjo garë do të zhvillohet në këtë komunë.

 “Qëllimi i kësaj konference është njoftimi lidhur me organizimin e garës së radhës për shënimin e rekordit të ri “Guinnnes” në qytetin e Mitrovicës, nga zhongluesi Agim Agushi, në disiplinën ecje prapa duke zhungluar me top në kokë pa ndërprerje, minimum 2 km për 60 minuta.Për detaje të tjera do të njoftoheni nesër gjatë mbajtjes së kësaj konference”, thekson komunikata e lëshuar nga Komuna e Mitrovicës./IndeksOnline/