14:54 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arsenali mund të “ngrijë” në ndeshjen e Europa League

Të enjten Arsenali do të luaj kundër skuadrës ukrainase, Vorskla në ndeshjen e fazës së grupeve të Europa League.

Edhe pse shumë më të fortë, anglezët nuk do ta kenë aspak të lehtë në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Temperaturat në stadiumin Oleksiy Butovsky Vorskla po shënojnë -13 gradë dhe do të jetë shumë e vështirë për mysafirët.

Por megjithatë, Arsenali tashmë e ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Europa League. /IndeksOnline/