22:24 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arsye të rëndësishme pse nuk duhet të flini me grim në fytyrë

Ka shumë raste kur vajzat harrojnë të pastrojnë fytyrën dhe flenë me grim. Por në këtë pjesë duhet të tregoheni shumë të kujdesshme për të mos krijuar probleme në lëkurën e fytyrës.

Grimi vepron si barrierë

Nëse keni pak grim në fytyrë duhet ta pastroni menjëherë, sepse mund të sjellë probleme në lëkurë dhe ta irritojë atë.

Mund të shkaktojë inflamacion

Zakonisht pudra shkakton problemin më të madh në lëkurë, ndaj nuk është e rekomandueshme që të lihet gjatë gjithë natës në fytyrë. Nëse nuk pastrohet mirë ajo mund të bllokojë poret dhe të sjellë formimin e akneve dhe pikave të zeza.

Buzë të çara

Nëse flini me grim rimeli mund të zbresë në sy dhe të shkaktojë irritim. Ndërsa buzëkuqi than hidratuesin natyral të buzëve